Nga Peja, qyteti i Haxhi Zekës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numër 16, Ferat Shala, ka theksuar vazhdimin e thirrjes së PDK-së për bashkim dhe unitet politik e shoqëror.

Në një postim në Facebook, Shala ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të bashkohen rreth vlerave kombëtare dhe demokratike, duke e cilësuar unitetin si një nevojë të kohës.

Sipas tij, PDK synon të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme për vendin, ku Kosova ecën përpara me përgjegjësi dhe vizion të qartë për zhvillim.

Mesazhi i Shalës u përmbyll me sloganin e partisë:

“Bashkë. Përpara.”

Ky angazhim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, ku PDK po promovon bashkimin dhe stabilitetin si shtylla kryesore të programit të saj politik.