Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka takuar sot banorët e fshatit Llapushnik, i njohur për trimërinë dhe qëndresën në luftën për liri.

“Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri, sot mbetet i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vend i lavdishëm, që ndërtoi themelet e lirisë me gjak dhe sakrificë, është sot një burim frymëzimi për vizionin tonë politik: një qeverisje të bazuar në dije, kompetencë dhe përgjegjësi, që e vendos interesin kombëtar mbi gjithçka”, ka thënë Shala.

Sipas tij, me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, ata janë të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës, duke udhëhequr me atdhedashuri dhe vendosmëri për zhvillim dhe progres.

Shala në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numër 16 në listën e PDK-së për deputetë.

Postimi i plotë: