Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se është takuar me banorët e fshatit Shtrubullovë në komunën e Drenasit.

Nga ky fshat, Shala thotë se dhanë mesazhin për një Kosovë më të mirë, duke shtuar se programi i tyre është më i duhuri për të sjellë më shumë zhvillim ekonomik, në arsim dhe shëndetësi.

“Mesazhin për një Kosovë më të mirë e dhamë edhe në Shtrubullovë.Qytetarët kanë nevojë për një Qeveri të punës, e jo për fjale dhe anekdota boshe. Ata e dinë se PDK-ja është simbol i projekteve dhe investimeve. Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Programi ynë është më i duhuri për të sjellë më shumë zhvillim ekonomik, arsimin që i përgjigjet tregut të punës, shëndetësi që kujdeset për të gjithë dhe mirëqenie dinjitoze për kategoritë e luftës dhe pensionistët’, ka shkruar Shala.