Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numër 16, Ferat Shala, ka marrë pjesë në një darkë tradicionale të fundvitit të organizuar në Rahovec, në konakun e Skënder Thaçit.
Përmes një postimi publik, Shala ka theksuar se takimet dhe darkat tradicionale të fundvitit kanë një domethënie të veçantë, veçanërisht kur ato zhvillohen në shoqërinë e bashkëluftëtarëve dhe bashkëudhëtarëve të idealit.
Ai ka shprehur mirënjohje për rrugëtimin e përbashkët, sakrificat dhe përkushtimin e treguar ndër vite ndaj së ardhmes së Kosovës, duke e cilësuar këtë darkë si një moment reflektimi dhe bashkimi.
“Mirënjohës për rrugëtimin e përbashkët, sakrificat dhe përkushtimin ndaj së ardhmes së vendit. Bashkë. Përpara,” ka deklaruar Shala.
Darka e fundvitit në Rahovec vjen në kuadër të aktiviteteve shoqërore dhe politike të kandidatëve të PDK-së, të cilat, sipas Shalës, forcojnë lidhjet mes bashkëveprimtarëve dhe rrisin angazhimin për të ardhmen politike dhe institucionale të vendit.







