Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka zhvilluar një takim në Dobroshec me strukturat lokale të partisë dhe mbështetësit e saj, duke përfshirë komunitetet e Çikatovës së vjetër dhe Godancit.
Gjatë takimit, Shala theksoi rëndësinë e bashkimit rreth një vizioni të përbashkët dhe një qëllimi të qartë: ndërtimin e një Kosove të fortë, demokratike dhe zhvillimore, një vend për të cilin të gjithë qytetarët mund të krenohen.
Ai përfundoi mesazhin e tij me moton e bashkimit dhe përparimit: “Bashkë. Përpara.”
#PDK130 #FeratShala16







