Ferat Shala: Mafia energjetike po pështillet te krerët e shtetit, Kurti e Osmani

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin “Martin Berishaj”, Ferat Shala ka deklaruar se individë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përfshirë thellë në skandalin e mafies energjetike.

Sipas deputetit të PDK-së, ky skandal duhet të marr epilogun e vet ligjor pasi përveç tjerëve në këtë skandal janë përfshirë edhe kryeministri e presidentja e vendit.

“Mafia energjetike po pështillet dhe është vendosur në kreun më të lartë të shtetit të Kosovës, tek Albin Kurti e Vjosa Osmani. Ne si PDK kemi bllokuar seancën parlamentare për të iniciuar komision hetimor. Sot ky skandal i mafies energjetike po trajtohet në gjithë rajonin. Kemi të bëjmë më shpëlarje të parave sepse nuk mund të quajmë ndryshe faktin e tërheqjes se miliona eurove pa u ditur destinacioni i tyre”, ka thënë mes tjerash Shala në T7.

Për deputetin Shala, mos-reagimi konkret nga presidenca dhe kryeministria tregon shumë dhe se në qoftë se në këtë skandal financiar do të përfshiheshin anëtarë të partive tjera politike, të njëjtit do të përfundonin menjëherë në burg, ndërsa anëtarët e tyre po amnistohen.