Kandidati i PDK-së për deputet me numër 16, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe transparence, si dhe për prishje të aleancave strategjike të Kosovës.
Përmes një postimi , Shala ka bërë të ditur se këto qëndrime janë pjesë e adresimeve të tij në Kuvendin e Kosovës, ku ka theksuar se qeveria ka zgjedhur të “ikë nga përgjegjësia dhe transparenca”, duke vrapuar, sipas tij, “drejt keqpërdorimit dhe prishjes së aleancave”.
Ai ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente për rikthim të qeverisjes së mirë, institucione funksionale dhe normalitet politik, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës.
“Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit,” ka deklaruar Shala, duke nënvizuar se këto parime janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe forcimin e pozitës së shtetit në arenën ndërkombëtare.
Ferat Shala është kandidat për deputet me numër 16 dhe ka bërë thirrje për mbështetje qytetare në zgjedhjet e ardhshme, duke promovuar një qasje më të përgjegjshme dhe transparente në qeverisje.







