Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputet nga kjo parti nga Komuna e Drenasit.

Në këtë listë janë hiç më pak se 10 kandidatë nga komuna e Drenasit, ndërsa atyre i prin, deputeti aktual i PDK-së, Ferat Shala, shkruan Ballkani.info

Kandidatët nga komuna e Drenasit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë: Ferat Shala, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Betim Gjoshi, Lulzim Nika, Ardian Kastrati, Agnesë Kastrati Bucolli Aurora Berisha, Petrit Hajdari, dhe Adnan Thaçi.