Këshilltar i kryeministrin Albin Kurti, Hysamedin Feraj është përfshirë në sulmet verbale ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe gazetarëve.
Në një postim në Facebook, Feraj ka bërë një aludim të çuditshëm.
Sipas tij, AGK-ja ka nisur fushatën kundër lirisë së medies, ndonëse AGK-ja vazhdimisth u del në mbrojtje gazetarëve që linçohen ose kërcënohen nga palë të ndryshme, përfshirë pushtetin.
“Ketë javë qeveria e pushtetit të katërt, AKG, paska nisur dhe vazhdoka fushatën kundër lirisë së medias, duke kërcënuar kështu seriozisht lirinë e gazetarëve.
Me gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave që nuk i nështrohen qëndrimeve politike të AKG-së, kjo dhe anëtarët e saj, po përpiqen të kufizojnë seriozisht lirinë e medias, të nxisin mes qyetetarëve urrjetjen ndaj gazetarëve të pavarur, duke krijuar kështu situatë kërcënuese për ta”, ka shkruar Feraj.







