Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar debatin e opozitarëve kundër pushtetit.
Feraj ka shkruar se opozita e përsëriti dje gjatë debatit se “janë humbur jetë njerëzish duke kundërshtuar Zajednicën”, termi si dikur LVV-ja e përdorte për të përkufizuar Asociacionin.
Tutje, ai ka theksuar se një diskurs i tillë është “vrasje e tyre për së dyti”.
“Sot opozita përsëriti se janë humbur jetë njerëzish duke kundërshtuar Zajednicën. Por, si përherë, nuk treguan kush e mbrojti deri me aq dhunë sa ua mori jetën! Kjo është vrasja e tyre për së dyti! Lavdi Astrit Deharit!”, ka shkruar Feraj.







