Fenerbahçe kontakton Alitin

Drejtuesit e Fenerbahçes i kanë nisur bisedimet me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Fidan Alitin, ka raportuar të hënën “ajansspor”.

Për Alitin drejtuesit e Fenerit e kanë pyetur edhe sulmuesin e tyre, Vedat Muriqi.

Mbrojtësi 26-vjeçar është pjesë e skuadrës së Kalmarit të Suedisë dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2022.

Aliti në 14 ndeshje këtë edicion për Kalmarin ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Qendërmbrojtësi luan rol të rëndësishëm edhe në fazën defensive të përfaqësueses së Kosovës, me të cilën që nga viti 2017 ka luajtur 21 ndeshje.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Kroaci, Moldavi dhe Zvicër.