Spitali i Pejës

Fëmijët që dyshohet se u helmuan në Istog, mjeku tregon për simptomat që janë paraqitur

Katër fëmijët që po dyshohet se janë helmuar në një institucion parashkollor në Istog janë duke vazhduar trajtimin në Spitalin e Pejës.

Besnik Ibraj, doktor në Spitalin e Pejës tha për Telegrafin se fëmijët janë pranuar në spital ditën e enjte.

“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja  e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë. Ne kemi lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Komunën e Istogut lidhur me rastin, për hetime të mëtejme”, tha ai.

Lidhur me rastin nuk ka pasur ende reagime nga Komuna e Istogut.