Studimi

Fëmijët pa motra dhe vëllezër nuk janë më shumë egoistë

Më parë ka ekzistuar përshtypja se fëmijët e vetëm të familjes janë më egoistë dhe të vetë-përqendruar sesa fëmijët që kanë motra dhe vëllezër.

Mirëpo një studim i kryer së fundmi i botuar në revistën Social Psychological and Personality Science, ka demantuar një gjë të tillë, shkruan minnpost.com.

Studimet e mëhershme kanë pasur kufizime metodologjike – siç janë hulumtimet e kryera mbi mostra të kufizuara – gjë që i bën rezultatet më pak të besueshme.

Disa studiues gjermanë kanë thënë se hulumtimi i tyre i ka plotësuar të gjitha këto mangësi.

“Tani mund të themi me shumë besim të lartë se fëmijët e vetëm nuk janë më narcistë sesa fëmijët që kanë motra dhe vëllezër”.

loading…