Fëmijët nuk duan ndërtime të termocentraleve, kërkojnë ambient të shëndoshë

​Duke kërkuar hapësira të gjelbra, burime alternative të përftimit të energjisë elektrike e jo ndërtime të termocentraleve, edhe fëmijët në Kosovë kanë mbajtur një organizim për të ngritur zërin lidhur me ruajtjen e ambientit.

Të premten në Prishtinë, organizata Termokis, e përkrahur nga Save the Children, Syri i Vizionit dhe organizata të tjera, bashkë me fëmijët kanë mbajtur “ecje paqësore” nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek “Skënderbeu”.

Fëmijët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrin parasysh kërkesat e tyre, të sigurojnë një ambient të shëndoshtë për ta dhe mos të lejojë që të rritën në gjendjen në të cilën ndodhet Kosova tani, sa i përket cilësisë së ambientit.

Trina Hoti, e cila foli në emër të fëmijëve të organizuar për marsh, tha se nuk duan termocentrale dhe mbeturina, por më shumë hapësira të gjelbra.E Melita Kabashi, përfaqësuese e organizatës “Save the Children” tha se po përkrahin fëmijët në ngritjen e zërit për të drejtat e tyre.

Ajo tha se ky është vetëm fillimi dhe se shpreson që të ketë më shumë nisma të tilla, në mënyrë që të luftohet për një planet më të shëndoshë.