Fëmijët nuk do të mund të festojnë nesër ditën e tyre

1 Qershori – Dita e Fëmijëve nuk do të festohet si zakonisht në kopshte, shkolla e organizata të tjera.

Edhe në këtë 1 qershor po i gjen fëmijët në një gjendje jo të mirë si pasojë e pandemisë Covid-19 e cila ka ndikuar shumë te ta.

“Fëmijët janë viktima të heshtura të pandemisë prandaj duhet së bashku të gjithë që në fazën emergjente të rimëkëmbjes t’i kemi fëmijët në qendër në mënyrë që pasojat t’i kenë sa më të vogla”, tha Dren Rexha nga UNICEF.

Koalicioni i OJQ’ve për mbrojtjen e fëmijëve u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masat e nevojshme për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar më 27 qershor të vitit 2019 nga Kuvendi i Kosovës dhe parashihet të hyjë në fuqi në muajin korrik të këtij viti.