Me këtë karrocë viziton vende të ndryshme. Kjo pasi, tash e 11 vite Endrit Januzaj nga Deçani nuk mund të lëvizë. Faza më e vështirë e këtij rrugëtimi për të ishte dalja jashtë shtëpisë. Mirëpo, pas një kohe ai gjeti mbështetje të madhe nga banorët e vendit ku jeton.

Tani, 30-vjeçari është baba i dy fëmijëve, të cilët gjithmonë i kërkojnë video të vjetra të tij duke ecur.

Pavarësisht gjendjes së tij, Januzaj ndihmon shumë familje në nevojë me karroca dhe pako ushqimore.