Fëmija rrëzohet nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë – dërgohet në QKUK

Një vajzë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë, ajo fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë në Gjakovë, e më pas në QKUK.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, përcjell Ballkani.info

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Gjakovë 13.08.2022 – 15:00. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti vazhdon të hetohet./Ballkani.info/