Indonezi

Fëmija më i shëndoshë në botë shpëtohet nga trajneri ‘simbol i shpresës’. Humbi 110 kg

Arya Permana, 13 vjeç nga Karawang, West Java, Indonezi, bëri një ndërhyrje në stomak e më pas me ndihmën e trajnerit të tij personal Ade Rai, shpëtoi nga mbipesha.

Ai ishte fëmija më I shëndoshë në botë, aq sa nuk mund të lëvizte dot nga vendi. Por më stërvitjen e duhur dhe dietën strikte hoqi 110 kilogramët e tepër nga trupi. Kur ishte vetëm 10 vjec, ai peshonte 190 kilogram. Shkak i shëndoshjes së tij ekstreme ishte konsumi i ushqimeve me sheqer. Ato të gjitha i hoqi dhe i zvendësoi me fruta dhe perime dhe nisi një stërvitje ekstreme.
Trajneri i tij është cilësuar si simboli i shpresës. Ndërsa Arya thotë se tani është shumë i lumtur. Ai mund të ecë dhe mund të luajë. “Më pëlqen të luaj edhe futboll”, thotë ai, “Eci 5 km me miqtë e mi dhe çdo pasdite luaj futboll me ta. Klubi im i preferuar i futbollit është Liverpool FC dhe lojtari im i preferuar është Roberto Firmino. Unë dua të luaj si ai.”
Ai tani nuk është më në listën e rekordeve si fëmija më i shëndoshë në botë.