Rusi

Fëmija mbijetoi 35 orë nën rrënoja në temperatura -18 gradë

Autoritetet ruse kanë arritur ta shpëtojë një fëmijë që kishte mbetur 35 orë nën rrënoja në qytetin Magnitorosk.

Fatkeqësia kishte ndodhur të hënën kur një ndërtesë 10 katëshe u rrëzua pas një shpërthimi që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit natyror.

Fëmija ka shpëtuar pasi që ishte në një krevat fëmijësh dhe një mbulojë e shtratit e ka mbajtur të ngrohët në 35 orë ngase temperaturat jashtë ishin -18 gradë celcius.

Autoritetet nuk kishin besuar se do të nxjerrin persona të gjallë nga aty, por dyshimet u bënë të mëdha pasi dëgjohej zëri i fëmijës duke qajtur.