Felix, macja që i mbijetoi një larje të plotë në lavatriçe

Për ti shpëtuar jetën maces që përfundoi aksidentalisht në mes të rrobave të palara, u mblodhën mbi 10 mijë dollarë donacione.

Apeli u bë në sajtin ‘GoFundMe’, nga familja amerikane Carroll-Kirchoff, e cila e harroi macen me emrin Felix, brenda në lavatriçe.

Pas larjes së plotë, macja përfundoi e verbër dhe kishte edhe disa probleme në mushkëri.

Ajo u dërgua menjëherë Animal Emergency Center të Minnesota, ku pas ndihmës së marrë u shpëtua.

Stefani, e zonja e familjes, ishte duke ndezur procesin e dytë të lavatriçes, kur gjeti macen brenda. Pas 35 minutash larje, macja u shpëtua, por kjo kohë ishte e mjaftueshme që të ngordhte.

Kurat për macen kushtonin 3 mijë euro fillimisht dhe më tej edhe 7 mijë të tjera.