Fejohet këngëtarja e njohur, ndan foto nga propozimi romantik në Paris

Avril lavigne është fejuar me artistin Mod Sun. Këngëtarja kanadeze zbuloi përmes një postimi në Instagram se ajo dhe Mod u fejuan me 27 Mars në Paris. Artistja e “What the Hell” ndau një fotografi bardhi e zi nga momenti që muzikanti ulet në gju për t’i propozuar.

“Po, do të të dua përgjithmonë!”, ka shkruar këngëtarja në gjuhën franceze. Ndërkohë duke folur për këtë moment special pranë kullës Eiffel, këngëtarja tha për revistën People se ishte “propozimi më i përsosur, romantik që mund të kërkoja ndonjëherë”.

“Ne ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi dhe ishin vetëm të dy prej nesh në këtë moment, “tha Lavigne, 37 vjeç, për propozimin.