Fejohen Tea dhe Bearti?

Tea dhe Bearti janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media që kur lidhja e tyre u bë publike.

Ata nuk ngurrojnë të postojnë në rrjetet sociale foto së bashku, e madje Bearti bën shpesh edhe dedikime për Tean.

Mirëpo, tashmë po përflitet se çifti mund të jetë fejuar. Në një foto të fundit, Tea është parë me unazë fejese në gisht.

Së fundmi Bearti tregoi se e ka pëlqyer Tean që në momentin e parë që e ka parë në Për’puthen.

“Të pëlqeva që në momentin e parë që të pashë. Thashë ‘Ajo është tigreshë, më përket mua’, shkruan ai në një nga postimet e fundit.