Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të mbledhë nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Siç njofton, mediumi serb, “Tanjug”, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohet me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Junkr në Bruksel më 29 tetor, dhe më pas ai do të jetë mysafir në një darkë pune të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përcjell lajmi.net.

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë do të jetë një nga temat kryesore e bisedimeve në darkën e punës në Bruksel, mëson “Tanjug” nga burimet e saj në selinë e BE.

Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Hashim Thaçi, i Maqedonisë Zoran Zaev, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

loading…