Akil Gjakova

Federata e Xhudos: Akil Gjakova shpejt do të dalë para drejtësisë, ne jemi të bindur në pafajësinë  e tij

Federata e Xhudos e Kosovës ka reaguar për rastin e Akil Gjakovës dhe ka shprehur bindjen e saj se sportisti i famshëm do të dal i pafajshëm.

Sipas këtij institucioni ai pos të arrijë në kKosovë do të paraqitet në Polici, e cila e ka shpallur në kërkim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Reagimi i FXHK-së:

REAGIM ZYRTAR

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj,

Federata e Xhudos e Kosovës