Federata e futbollit holandez i mundëson Ajaxit të pushojë në kampionat para ndeshjes me Tottenhamin

Eredivisie ka shtyrë të gjitha ndeshjet e një jave të kampionatit për t’i dhënë mundësinë Aaxit të përgatitet për ndeshjen e parë kundër Tottenhamit, në Londër.

Sipas kalendarit, Ajaxi do të përballej me datë 28 prill me De Graafschap (skuadër që lufton për mbijetesë) dhe më pas do udhëtonte direkt për në Angli, ku me 30 prill do luante ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit për gjysmëfinalet e Champions League.

Kreu i Federatës së Futbollit të Holandës, Eric Gudde tha: “Kemi parë çdo mundësi për të lëvizur ndeshjet e Ajaxit, që të bëjë progres në Champions League. Planin tonë ua kemi paraqitur klubeve. Nuk është ideale për të gjithë, por e vlerësoj që të gjithë ranë dakord për të ndihmuar Ajaxin. Kjo është bërë për të ndihmuar futbollin holandez në tërësi sepse është gjë e madhe të kemi sukses në Europë”.

Ndërkohë Tottenhami për ndeshjen e kthimit e ka kalendarin tepër të ngjeshur. 48 orë para se të ndeshet me Ajax-in në Holandë, do të luajë ndaj Bournemouth me 6 maj dhe me 8 do luajë ndaj Ajaxit.