Federata Alpiniste reagon pas sulmit ndaj Nikqit: Sulm i ulët e çnjerëzor

Pas sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikçi, kanë reaguar edhe Kryesia e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, duke e quajtur sulmin të ulët e çnjerëzor.

Në reagimin e FBAK thuhet se me indinjatë të thellë morën lajmin për sulmin aq të ulët e çnjerëzor, ndaj alpinistes së tyre me famë botërore, Mrika Nikçi.

“Në emër të Kryesisë dhe të gjithë komunitetit bjeshkatar, dënojmë ashpër këtë akt të turpshëm ndaj Mrikës dhe urojmë që kryesi ta marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagim.

FBAK, urojnë që Mrika dhe familja e saj, ta tejkalojnë këtë pa pasoja të mëdha emocionale.

“Mrika, jemi me ty. Ashtu siç i ke përballuar vështirësitë fizike, por edhe emocionale, për ngjitjen e shtatë majave më të larta të shtatë kontinenteve, urojmë ta përballosh edhe këtë dhimbje emocionale të shkaktuar nga dikush, që mund të jetë gjithçka, veç jo njeri”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.