FDA aprovon ilaçet anti-malaria për trajtim emergjent të pacientëve me COVID-19

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) dhe ka dhënë miratimin e trajtimeve të rasteve urgjente ndaj ilaçeve kundër malarjes.

Në një deklaratë të botuar të dielën, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA detajoi dhurimet e ilaçeve në stogun kombëtar – përfshirë klorokinën dhe hidroksiklorurinën, të cilat po testohen nga OBSH, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Tutje, në deklaratë thuhej se FDA i kishte lejuar medikamentet ‘të shpërndaheshin dhe të përshkruheshin nga mjekët për pacientë adoleshentë dhe të rritur me COVID-19, të hospitalizuar’.

Trump tha javën e kaluar se medikamentet janë ‘dhuratë nga Zoti’, pavarësisht se shkencëtarët paralajmëruan kundër rreziqeve të mbivlerësimit të trajtimeve të pa aprovuara.

Vendimi vjen në periudhën kur numri i të infektuarve shkoi në mbi 142,000 të dielën.