FC Prishtina konfirmon ‘divorcin’ me pesë futbollistë, në mesin e tyre edhe Ahmed Januzi

FC Prishtina ka njoftuar se pesë lojtarë janë larguar nga radhët e tyre.

Kryeqytetasit, përmes një njoftimi, kanë bërë të ditur se lojtarët Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftaraj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica janë larguar nga skuadra.

FC Prishtina ka falënderuar lojtarët për angazhimin që kanë pasur në skuadër.

Njoftimi i FC Prishtinës, pa ndërhyrje:

Pesë futbollistë të larguar

FC Prishtina iu falënderon dhe iu uron sukses

Prishtinë, 26 gusht 2020 – Megjithëse i tërë klubi është i preokupuar në përgatitjen e lëndës për rastin “Gjibraltar” për në “CAS”, kanë ndodhur pesë ndryshime nga skuadra.

Janë larguar, Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftararaj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica.

Skuadra i falënderon për kontributin e dhënë, sidomos në një edicion kaq të vështirë për klubin, sidomos pas rastit të ngjarjeve në Gjibraltar.

Klubi iu kërkon të falur nëse jeni ndjerë të lënë pas dore, iu falënderon për ditët e kaluara në FC Prishtina dhe iu uron sukses në vazhdim të karrierës.

FC Prishtina së shpejti do të njoftojë për futbollistët që do t’i bashkohen ekipit bardhekaltër.