Gjakovë

Fazli Hoxha takohet me Limajn, temë diskutimi angazhimi partiak i Nismës në Gjakovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë ka takuar të mërkurën liderin e kësaj partie Fatmir Limaj, të cilin e ka njoftuar për aktivitetet e Nismës në Gjakovë.

Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dita-ditës po rrit anëtarësinë e saj, pasi nga qytetarët po shihet si subjekt i shpresës për të ardhmen e tyre.

“Falënderoj kryetarin Limaj për përkrahjen që po më jep në zhvillimin dhe forcimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, gjithashtu falënderoj edhe strukturat e degës dhe nëndegëve të Nismës në Gjakovë për angazhimin që po tregojnë në forcimin e partisë”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i tij: 

Në selinë qendrore të Nismës Socialdemokrate në Prishtinë u takuam me kryetarin Fatmir Limaj, me të cilin biseduam për aktivitetet e Nismës në komunën e Gjakovës, shtrirjen dhe konsolidimin e saj nëpër fshatra. Gjithashtu temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe angazhimi i Nismës Socialdemokrate në qeverisjen komunale dhe angazhimi i asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal. Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dita-ditës po rrit anëtarësinë e saj, pasi nga qytetarët po shihet si subjekt i shpresës për të ardhmen e tyre.

Falënderoj kryetarin Limaj për përkrahjen që po më jep në zhvillimin dhe forcimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, gjithashtu falënderoj edhe strukturat e degës dhe nëndegëve të Nismës në Gjakovë për angazhimin që po tregojnë në forcimin e partisë.