Ushtria

Fazli Hoxha për votimin e Kuvendit për ushtrinë: Republika e Kosovës po forcohet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim tri Projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes.

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, Republika e Kosovës po bëhet me ushtri.

“Urime qytetarëve të Kosovës! Republika e Kosovës po forcohet”, ka shkruar Hoxha.