Fazli Hoxha me strukturat e Nismës në Pejë: Po koordinohemi për fitore të reja

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i degës së kësaj parti në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka pasur një takim me strukturat e Nismës në Pejë, me kryetarin e saj Gezon Berisha.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova tani ka nevojë më së shumti për një parti socialdemokrate.

“Lufta politike duhet të bëhet me program të qartë politik, ekonomik dhe social”, ka shkruar ai.

Postimi i Hoxhës:

Bashkë me strukturat drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë, të udhëhequr nga kryetari i degës Gezon Berisha, takim i koordinimit të hapave të mëtutjeshëm drejt fitoreve të reja të përbashkëta.
Kosova tani ka nevojë më së shumti për një parti socialdemokrate.
Lufta politike duhet të bëhet me program të qartë politik, ekonomik dhe social.

#Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!

loading…