Ministrja Hoxha
Fazë e re e fushatës për liberalizimin e vizave me video promovuese (VIDEO)
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka promovuar videon nga faza e re e Fushatës për liberalizimin e vizave.
Ministrja Hoxha ka ftuar qytetarët ta përcjellin atë, sepse thelbi i kësaj fushate, thekson Ministrja, është informimi i qytetarëve se çka është liberalizimi i vizave dhe çka nuk është, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.
Ja postimi i Ministres Hoxha:
Ju ftoj ta ndiqni videon, nga Fazë e re e Fushatës për Liberalizimin e vizave, si përkushtim yni final i informimit të qytetarëve tanë, para liberalizimit të vizave. Thelbi i kësaj fushate është informimi i qytetarëve se çka është ✅liberalizimi i vizave dhe çka nuk është❌, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.
Respektimi i ligjit, është parimi themelor në Bashkimin Evropian.