Fauci: Vetëm mbyllja totale e frenon përhapjen e COVID-19 në Indi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është vënë nën presion të madh për të zbatuar mbyllje kombëtare, shkaku se vendi po përballet me shpërthimin më të madh botëror të Covid-19.

India ka raportuar vetëm të hënën më shumëse 366 mijë raste të reja me të infektuar. Është hera e parë që numri i rasteve ditore ka rënë nën 400 mijë sosh që prej 6 majit. Prej shpërthimit të pandemisë, India ka regjistruar më shumë se 22 milionë infektime.

Megjithëse, më shumë se gjysma e shteteve dhe territoreve indiane kanë nisur zbatimin e mbylljeve për ta frenuar valën e dytë, po shtohen thirrjet edhe ndërkombëtare që të zbatohet mbyllje totale e vendit.

Krye-eksperti i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, ka vlerësuar se India duhet të mbyllet. Ai ka thënë se vetëm izolimi kombëtar ndërpret zinxhirin e bartjes së virusit.

Sipas Faucit, mbyllja është masa e vetme për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë tjetër për CNN, Fauci ka thënë gjithashtu se duhet të shqyrtohet mundësia që kohëzgjatja e mbylljes të jetë katërjavëshe.