Fauci tregon nëse jemi të përgatitur për sfidën e vjeshtës dhe dimrit me koronavirus

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë në valën e parë të pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendi po kalon nëpër një “sfidë” teksa po hyn edhe në stinën e vjeshtës dhe dimrit.

“Në vend se të themi një valë e dytë, pse nuk themi më mirë: A jemi të përgatitur për sfidën e vjeshtës dhe dimrit?”, tha ai për CNN.

Fauci potencoi se ideja e një vale të dytë buron nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918.

Asokohe sëmundja e cila preku një mori njerëzish në pranverë, kishe ‘pauzuar’ për të shpërthyer përsëri në stinën e vjeshtës.