Fauci thotë se nuk do të hezitojë të marrë vaksinën kundër COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë vendosmërinë përfundimtare për rekomandimet se kush do ta merr i pari vaksinën COVID-19.

“CDC vendos për rekomandimet”, tha ai për CBS-in. “Ata e bëjnë këtë ngushtë me një Komitet Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit, i cili gjithashtu po plotësohet me rekomandimet nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë, por në fund të ditës është CDC-i”, pohoi ai, raporton CNN.

Mjeku iu përgjigj edhe pyetjes se a do ta merrte njërën prej vaksinave të zbuluara deri më tani kundër coronavirusit.

“Po, nëse jam brenda grupit që rekomandohet, patjetër që do ta bëja. Unë do të shikoja të dhënat, dua të them tani, FDA do ta bëjë këtë përcaktim, “u përgjigj ai.

“Por nuk do të ngurroja ta merrja, as nuk do të kisha hezitim t’ia rekomandoja familjes sime”, shtoi ai.

Ndryshe, Moderna dhe Pfizer-BioNTech deri më tani kanë rapotuar se kanë zbuluar një vaksinë me efikasitet prej 95 për qind kundër COVID-19.