Fauci

Fauci: Situata mund të përkeqësohet pas pushimeve

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive tha se më e keqja mund të jetë përpara dhe se situata nga koronavirusi mund të përkeqësohet në fillim të vitit në SHBA duke shkuar në kritike.

“Ne jemi me të vërtetë në një pikë shumë kritike. Unë ndaj shqetësimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden se ndërsa hyjmë në javët e ardhshme, situata mund të përkeqësohet. Udhëtimet për pushime favorizojnë përhapjen e Covid-19″ tha ai.

Mjeku amerikan ishte një nga të parët amerikanë që mori, para kamerave, dozën e parë të vaksinës.

Por si ndihet ai?

“Ndihem mirë, nuk kishte efekte anësore” tha ai