Fauci ‘optimist e i kujdesshëm’ për aprovimin e vaksinës Covid-19, tregon datën

Doza të vaksinës anti koronavirusit tani më janë në prodhim tha Anthony Fauci, epidemiologu kryesor në SHBA. Ai shtoi se aprovimi i tyre do të kryhet nëse jo në nëntor atëherë në muajin dhjetor. Ai më parë kishte thënë se aprovimi i vaksinës para zgjedhjeve me 3 nëntor ‘është pak i mundur’, duke shtuar se nuk e konsideron të pamundshme.

“Ne parashikojmë se dikur në fund të vitit të këtij viti, le të themi nëntor apo dhjetor, ne do ta dimë nëse ato janë efektive dhe të sigurta”, tha Fauci në seancën dëgjimore të komitetit të Senatit për Shëndetësi, Edukim, Punë dhe Pensione.

“Studimet e hershme në kafshë dhe njerëz të fazës së parë dhe të dytë japin indikacione se në individët është shkaktuar reagim që krahasohet, nëse jo më i mirë, sesa infeksioni natyral” tha ai. “Tani për tani, doza të kësaj vaksine po prodhohen që të jenë gati për shpërndarje.”

Fauci më parë kishte thënë se aprovimi i një vaksine para ditës së zgjedhjeve në SHBA ishte i pak i mundshëm’, megjithëse ‘jo i pamundur’ në intervistën e tij në PBS në fillim të muajit shtator.

Presidenti Trump kishte thënë se vaksina kundër koronavirusit mund të gatshme ‘gjatë muajit tetor’, duke e vendosur atë para muajit tetor.

“Ne jemi liderë absolut në çdo mënyrë” Trump ka thënë me 7 shtator. “Nën udhëheqjen time, ne do të prodhojmë vaksinën në kohë rekorde.”