Faturat e rrymës që këto ditë u kanë shkuar qytetarëve të Kosovës kanë qenë shumë të larta. Disa nga ta tashmë kanë filluar edhe të ankohen në rrejte sociale, duke treguar se janë tmerruar me atë çka kanë parë.
Faturat e fryra të energjisë elektrike kanë vazhduar tu shkojnë edhe sivjet qytetarëve.
Për këto fatura tashmë kanë nisur të postohen ne rrjete sociale ankesat.
Ata thonë se faturat e dhjetorit janë shumë më të shtrenjta krahasuar me muajin nëntor, kur po ashtu janë zbatuar tarifat dimërore të energjisë elektrike
Trajneri Ismet Munishi ka reaguar si shumë qytetarë tjerë rreth faturave të rrymës që këtë muaj kanë ardhur goxha të fryra.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Munishi ka thënë se fatura e rrymës këtë muaj i ka shkuar 375 euro.
“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit. Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ismet Munishit i vjen fatura e rrymës 375 euro: Prej kahit pe importojmë qymyrin, prej Dubait a?
Për faturën e lartë ka shkruar edhe analisti Lirim Mehmetaj. “Sot një vit kemi përdorë për ngrohje kaldajë elektrike, e cila e përdorë energjinë elektrike për të prodhuar nxehtësi, pra varianti më i kushtueshëm i të ngrohurit, fatura ka ardhur 136 euro. Sivjet me pompë termike, e cila e përdorë energjinë elektrike veç për ta aktivizuar mekanizmin dhe jo për të prodhuar nxehtësi, pra varianti më i lirë i të ngrohurit, fatura mbi 200 euro. Urime qytetarë të Kosovës. Urime edhe sondazhi që zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, po thotë se ka me dal sonte dhe i nxjerr ata fitues absolutë.
Vetëm përpara. Muajin e ardhshëm inshalla 400 euro vjen”, ka shkruar Mehmetaj.
Edhe qytetarë tjerë të shumtë janë ankuar për faturat e lartë që u kanë ardhur këtë muaj. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO: Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave







