Fatos Qerimi emërohet sekretar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot te drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë një sërë vendimesh.

Në mesin e këtyre vendimeve është edhe ai që ka të bëjë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit që drejtohet nga Blerim Kuçi.

Vendimi ka të bëjë me emërimin e Fatos Qerimit sekretar i përgjithshëm në këtë ministri. Fatos Qerimi deri më tash ka qenë sekretar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ndërsa tash është transferuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.