Fatos Beqiraj si kosovar i vërtetë, i qëndroi te koka Arbër Zenelit derisa bërtiste pas lëndimit të rëndë (VIDEO)

Një kapiten i vërtetë, kampion i lindur – ky është Fatos Beqiraj.

Sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, ishte kapiten i Malit të Zi mbrëmë kundër Kosovës, sfidë që përfundoi 1-1.

Ai u treguar një profesionistë i vërtetë për 90 minuta kundër Kosovës, sfidë që në fund e ka cilësuar si shumë të veçantë për të, pasi luajti kundër vendlindjes së tij.

Në momentin e lëndimit të Arbër Zenelit, teksa talenti i Kosovës bërtiste për dëmtimin e rëndë që pësoi, Beqiraj, i vetmi i Malit të Zi – i qëndroi te koka anësorit të Kombëtares së Kosovës, duke treguar edhe njëherë se është kampion i lindur.

Të bërtiturat e Zenelit ishin për dëmtimin në gju, që doli tani se futbollisti do të mungojë nga 6-9 muaj.