Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka organizuar një ndejë pranë varrit të heroit kombëtar – Isa Boletini.
Në fshatin Boletin të Mitrovicës, Peci ka zgjedhur të “qeras” kushërinjtë e tij.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi lokal “Jepi Zë”, shihet një numër i madh i të ftuarve duke vallëzuar nën ritmin e këngëve patriotike.
Ani pse Lëvizja Vetëvendosje sot ka bojkotuar protestën e thirrur nga OVL UÇK kundër Gjykatës Speciale, në ndejën e ish-ministrit Peci nuk ka munguar flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.







