Faton Peci, kryetar i “Listës GUXO” në Mitrovicë

Faton Peci është zgjedhur kryetar i Listës GUXO në degën e Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur vet ministri i Bujqësisë në një postim në Facebook.

Ai ka falënderuar delegatët për votat.

Ky është postimi i tij:

Sot kurorëzuam me sukses Kuvendin e parë zgjedhor të Partisë Guxo në Mitrovicë. I falënderoj përzemërsisht 296 delegatët që votuan pro dhe njërin që abstenoi. Besimin që mora nga ju do ta kthej në guxim për veprim kurdo e kudo. Unë jam vetëm njëri nga ju, por bashkë do të mund ta ndërtojmë një platformë politike që i duhet Mitrovicës. Do të jemi konkurrentë serioz në skenën politike në Mitrovicë dhe nuk do të kursejmë asgjë që qytetit tonë t’ia kthejmë borxhin së bashku me reputacionin.
Në qytetin e minatorëve guximi është skalitur qëmoti. Unë bashkë me ju do ta vazhdojmë guximshëm betejën për Mitrovicën që e duam!
Na priftë e mbara!.