Faton Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se për shkak të disa raportimeve mediale në lidhje me mbiemrin Peci, fëmijët e tij po bullizohen në shkollë.

Peci tha se stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

“Më ka preokupu edhe që dy fëmijët e mij në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se kujt janë dhe cfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek. Ky raportim medial i shtyjnë shokët ë shoqët e fmijëve të mij t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha Peci.

Tutje ai tregoi se nga e ka prejardhjen mbiemri i tij, e duke shtuar se mbiemri më i përdorur në Mitrovicë është mbiemri Peci.

“Mbiemri Peci është pjesë e nënfisit Shalë. Mbiemëri më i përdor në Mitrovicë është mbiemri Peci. Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, këtë rast përfaqëson tri fshatëra, Boletinin Zhzhën dhe Rahovën. Realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini, Ahmet Selaci, e Ukshin Kovaçica, për me bo me dije se njerëzit që e mbajnë këtë mbiemër janë tepër krenarë”, tha Peci.