Faton Peci e thumbon Agim Veliun në Podujevë

Kryetari tjetër i Guxo, Faton Peci, ka thumbuar tash deputeten e larguar, Doarsa Kicën bashkë me deputetin e LDK-së, Agim Veliu.

Edhe pse nuk ja ka përmendur emrin Veliut, ministri Peci duke aluduar në Veliun ka thënë se podujevasit ia kanë dhënë mesazhin një politikani nga Podujeva.

“Të gjithë ata që dëshirojnë ta devijojnë vullnetin politik të qytetarëve, e njëri nga ta ka qenë nga Podujeva e ka marrë mesazhin e mirë të qytetarëve tanë, dhe nga ajo fazë ka fillu procesi i ndryshimeve rrënjësore në Kosovë, dhe mënyrën e konceptimit të politikbërjes në Kosovës, për shkak se çdo herë matësi më i mirë ose barometri kryesor i ndryshimeve në vend është besimi qytetar”, është shprehur Peci.