Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Jakupi, ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për veprimtarinë e Lahi Brahimajt, një nga figurat e njohura të AAK-së, të cilin ai e përshkroi si njeri që “tërë jetën ka qenë dhe mbetet krah Ramush Haradinajt”.
Në postimin e tij, Jakupi e quajti Brahimajn “90-shin e Aleancës”, duke iu referuar numrit të tij në listën zgjedhore të partisë, dhe theksoi se ndihet i privilegjuar të jetë pjesë e të njëjtit ekip politik.
“E sa i nderuar që jam në ekip me ta, e krah Kosovës”, ka shkruar Jakupi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Brahimajt në jetën politike dhe kombëtare.
Deklarata e Jakupit ka marrë vëmendje brenda strukturave të partisë dhe në rrjetet sociale, ku Lahi Brahimaj njihet si një nga figurat e vjetra të AAK-së dhe bashkëpunëtor i afërt i Ramush Haradinajt.







