Fatmire Kollçaku e VV-së: Albin Kurti është lider, patriot e njeri i ndershëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar lavdatat nga zyrtarët e VV-së për kryetarin e tyre, ku kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Hydajet Hyseni, tha se e ka ndjerë mungesën e Kurtit, ndonëse tha se kryeministri qëndroi shkurt në SHBA.

Por lavdata ka thur për Kurtin, edhe nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, duke e quajtur lider, patriot e njeri të ndershëm.

“Albin Kurti. Lider, kompetent, patriot dhe mbi të gjitha i ndershëm. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo në Facebook.