Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë sonte se njohja e parë për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë ka ardhur nga Afganistani.

“Me faks dhe internet e para prej njohjeve ka ardhur nga Afganistani. Më pas kanë ardhur njohjet e SHBA-ve, Shteteve të Kuintit (Britania e Madhe, Franca, Italia e Gjermania)”, ka thënë Sejdiu në oxygen, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, njohja nga Shqipëria ka pritur pak.

“Si njohje më më vlerë për mua janë njohjet nga Mali Zi dhe Maqedonia na ka njoftë një natë para se Kosova të dëshmojë vërtetsinë e shtetit në gjyqin e Hagës”, ka thënë Sejdiu. /Ballkani.info/