Fatmir Makolli ia dhuron Dua Lipës një çifteli

Rapsodi kosovar Fatmir Makolli, ia ka dhuruar një çifteli këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Makolli, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se në ditën e lindjes së tij, kishte privilegj dhe kënaqësi t’ia dhuronte Lipës çiftelinë.

“Rastisi që në datëlindjen time, të kem edhe nji privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botërorë të muzikës, Dua Lipa, t’ia dhuroj një çifteli”, ka shkruar Makolli.