Fatmir Limaj nga Hani i Elezit: Ne angazhohemi për mirëqënien e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka qëndruar sot në Han të Elezit.

Ai e cilësoi mbreslënës takimin me strukturat e Nismës në Han të Elezit.

“Kjo është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate nuk i mat dhe vlerëson komunat për nga madhësia, por ne angazhohemi për mirëqënien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga cila komunë janë. Të pranishmit i sigurova se me Nismën në qeveri do ta fuqizojmë dukshëm këtë rajon, sepse dua që djemtë dhe vajzat e këtij rajoni strategjik për vendin të kenë perspektivë”.

Lumaj u shpreh mjaft optimist për rrugëtimit e Nismës, përderisa bëri thirrje të votohet deputeti i kësaj ane.

Nisma po ecën e po zhvillohet. Ne po vijmë si frymë e re, si njerëz me vullnet dhe energji pozitive. Ne do të dalim faqebardhë sepse qëllimet i kemi të mira dhe të drejta. Qytetarët e Hanit të Elezit i ftoj ta mbështesin kandidatin tonë për deputet nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë nga lista e Nismës, si garanca më e mirë se do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

loading…