Fatmir Limaj në vizitë zyrtare në Berlin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Mësohet se Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime të rëndësishme në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel si dhe në Ministrinë e jashtme. Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje.

Kjo vizitë e Limajt po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.